Ligji i mbetjeve, FRESSH proteston para parlamentit
Me pankarta në duar ata janë mbledhur rreth orës 10:00 para godinës se parlamentit duke kundërshtuar pr/ligjin që lejon importimin e plehrave në Shqipëri. Të rinjtë kane lajmëruar se zbatimi i këtij ligji do te ketë efekte shume negative për mjedisin. Projektiligji i i miratuar pak javë më parë nga parlamenti nuk u dekretua nga Presidenti Topi, i cili konstatoi shkelje në nenin 49 të ligjit për menaxhimin e mbetjeve.
Nderkaq kreu i opozitës, Edi Rama kërkoi mbajtjen e një referendumi popullor lidhur me këtë cështje. Ligji lejon importimin e plehrave nga jashtë, me qëllim përpunimin e tyre në vend.