FRESH, protestë kundër mbetjeve
Projektiligji për menaxhimin e mbejtjeve i miratuar pak javë më parë nga parlamenti nuk u dekretua nga Presidenti Topi, i cili konstatoi shkelje në nenin 49 të ligjit që lidhet pikërisht me importin e plehrave nga jashtë. Qeveria shqiptare ka mbrojtur fuqishëm këtë ligj i cili ka hasur kundërshti të fortë nga shoqëria civile por edhe nga opozita. Vetë kreu i PS-së Edi Rama njoftoi ditën e martë se PS do të kërkojë mbajtjen e një referendumi popullor për të kundërshtuar ligjin e plehrave.